Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetar të Bashkisë Kolonjë, Qarku Korçë

Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetar të Bashkisë Kolonjë, Qarku Korçë

D E K R E T

PËR

CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KRYETAR BASHKIE, BASHKIA KOLONJË, QARKU KORÇË

Në mbështetje të nenit 92, gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 10, paragrafi 3 të ligjit nr.10019 datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

D e k r e t o j

Neni 1

Caktimin e datës 20 Nëntor 2016, për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të Bashkisë Kolonjë, Qarku Korçë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekreti 9763
Tiranë më 12.10.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI