Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetar komune, komuna Dardhas, qarku Korçë

Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetar komune, komuna Dardhas, qarku Korçë

D E K R E T
PËR
CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR
KRYETAR KOMUNE, KOMUNA DARDHAS, QARKU KORÇË

Në mbështetje të nenit 92 gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,  si dhe të nenit 10, paragrafi 3 të ligjit nr. 10019 datë 29.12.2008  “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar),

D e k r e t o j

Neni 1

Caktimin e datës 1 shtator 2013, për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të komunës Dardhas, qarku Korçë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit   8280
Tiranë, më 31 korrik 2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
       

                                                                                               BUJAR NISHANI