Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar Bashkie, Komuna Karbunarë, Qarku Fier

Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar Bashkie, Komuna Karbunarë, Qarku Fier

D E K R E T

PËR

CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR
KRYETAR BASHKIE, KOMUNA KARBUNARË, QARKU FIER

Në mbështetje të nenit 92 gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,  si dhe të nenit 10, paragrafi 3 të ligjit nr. 10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar),

D e k r e t o j

Neni 1

Caktimin e datës 3 nëntor 2013, për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të komunës Karbunarë, qarku Fier.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit   8333
Tiranë, më 27 shtator 2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                                      
                                                                   
                                                                                                     BUJAR NISHANI