Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetar bashkie, bashkia Kavajë, qarku Tiranë

Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetar bashkie, bashkia Kavajë, qarku Tiranë

D E K R E T

PËR

CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KRYETAR BASHKIE, BASHKIA KAVAJË, QARKU TIRANË

Në mbështetje të nenit 92, gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 10, paragrafi 3 të ligjit nr.10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

D e k r e t o j

Neni 1

Caktimin e datës 7 Maj 2017, për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të bashkisë Kavajë, qarku Tiranë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekreti 10098
Tiranë më 24.03.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI