Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës për referendum të përgjithshëm

Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës për referendum të përgjithshëm

D E K R E T

PËR

CAKTIMIN E DATËS PËR REFERENDUM TË PËRGJITHSHËM

Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 152, pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

D e k r e t o j

Neni 1

Caktimin e datës 22 dhjetor 2013, për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm me objekt shfuqizimin e nenit 22, pika 3, dhe nenit 49 të ligjit nr.10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit   8093
Tiranë, më 8 Prill 2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI