Presidenti Meta uron Mbretin Carl XVI Gustaf me rastin e Ditës Kombëtare të Suedisë

Presidenti Meta uron Mbretin Carl XVI Gustaf me rastin e Ditës Kombëtare të Suedisë

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi Mbretit të Suedisë, Carl XVI Gustaf ku shkruhet:

“Madhëria Juaj,

Më lejoni që me rastin e Ditës Kombëtare të Suedisë t’Ju përcjell edhe në emër të popullit shqiptar, urimet më të sinqerta e të ngrohta!

Kam kënaqësinë t’i shpreh Familjes Mbretërore dhe të gjithë qytetarë suedezë urimet e mia më të përzemërta në këtë ditë kaq të rëndësishme për Suedinë.

Duke përfituar nga ky rast shpreh vlerësimin për marrëdhëniet miqësore dhe kahershme mes Suedisë dhe Republikës së Shqipërisë. Jam i bindur se në saje të vullnetit dhe vendosmërisë sonë të përbashkët, kjo miqësi do të vazhdojë të rritet e të forcohet edhe më tej në ardhmen.

Madhëria Juaj,

Teksa pandemia COVD-19 ka goditur mbarë botën dhe vendet tona, uroj që së bashku me veprime të mirëmenduara e bashkërenduara, me mençuri dhe force do ta kapërcejmë këtë situatë, do të rikthehemi në normalitetin e jetës së përditshme dhe do të kemi një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Duke përsëritur urimet e mia më të mira për shëndetin tuaj si dhe begatinë e Suedisë, ju lutem Madhëri pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”