Presidenti Meta uron 106-vjetorin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë

Presidenti Meta uron 106-vjetorin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, njëkohësisht edhe Komandanti i Përgjithshëm, uron me anë të një mesazhi 106-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Me rastin e 106-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Shqiptare, dëshiroj të përcjell konsideratat më të larta dhe urimet më të ngrohta për burrat dhe gratë nën uniformë, të cilët kanë kontribuar apo vazhdojnë të shërbejnë me përkushtim dhe sakrifica shembullore, për mbrojtjen e vendit dhe sigurinë kombëtare.

Vlerësim maksimal për kontributet e spikatura gjatë operacioneve humanitare, por edhe paqeruajtëse!

Urime të veçanta dhe të përzemërta ju përcjell 210 ushtarakëve të cilët aktualisht, nën flamurin e NATO-s, kontribuojnë për lirinë, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Afganistan, Detin Egje, Letoni, në Mali, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë.

Zoti i bekoftë ushtarakët shqiptarë!

Lavdi të përjetshme dëshmorëve, të cilët dhanë jetën për Atdheun!”