Presidenti Meta takon Zv/Presidentin e JICA, z. Junichi Yamada: Inkurajoj investitorët japonezë të vijnë në Shqipëri

Presidenti Meta takon Zv/Presidentin e JICA, z. Junichi Yamada: Inkurajoj investitorët japonezë të vijnë në Shqipëri

Tokio, Japoni

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Japoni zhvilloi sot një takim me Zëvendëspresidentin e Agjencisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA), z. Junichi Yamada.

Presidenti Meta vlerësoi asistencën financiare dhe teknike të dhënë nga Japonia nëpërmjet JICA-s me një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik, social, arsimor dhe infrastrukturor në Shqipëri.

Gjatë këtij takimi, Kreu i Shtetit shprehu nevojën e rritjes së programeve dhe projekteve të JICA-s në Shqipëri në bujqësi, arsim, turizëm dhe infrastrukturën urbane, duke i konsideruar ato si pararojë të investimeve të rëndësishme japoneze në ekonominë e vendit tonë.