12 Maj 2018 Presidenti Meta takon një grup studentësh dhe profesorësh amerikanë
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta takoi një grup studentësh dhe profesorë amerikanë të “Thornton Donovan School” të New York, që gjatë vitit akademik 2017/18, e ka vendosur Shqipërinë, shtet të studimit në kurikulën e saj shkollore.
“Shqipëria është e vendosur për të forcuar edhe më tej partneritetin e saj strategjik me SHBA-të. Shqipëria dhe kombi shqiptar do t’i jenë përherë mirënjohës SHBA-ve. Shqipëria është një vend shumë i bukur dhe ndjej kënaqësi tek shoh kaq shumë energji pozitive mes jush, rinisë amerikane, për ta njohur vendin tonë. Uroj që përshtypjet pozitive që keni krijuar nga kjo vizitë, kaq mbresëlënëse për ju, të shërbejnë si pikë referemi edhe për bashkëmoshatarët tuaj në SHBA, për ta vizituar vendin tonë dhe për të forcuar akom