Presidenti Meta priti në një takim lamtumire Ambasadorin e Malit të Zi, z. Dušan Mrdović

Presidenti Meta priti në një takim lamtumire Ambasadorin e Malit të Zi, z. Dušan Mrdović

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim lamtumire Ambasadorin e Republikës së Malit të Zi në Shqipëri, Sh.T.Z. Dušan Mrdović.

Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen diplomatit malazez për angazhimin e Tij të palodhur, për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve tanë.

Gjatë takimit, Presidenti Meta theksoi se: “Shqipëria vlerëson orientimin euroatlantik të Malit të Zi, si një partner të rëndësishëm, aleat në NATO dhe në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.”

“Bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve tona është i rëndësishëm për forcimin e paqes, stabilitetit dhe orientimit euroatlantik të rajonit”, – u shpreh gjithashtu Presidenti Meta.