Presidenti Meta priti në një takim lamtumire, Ambasadoren e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Dewi Van De Weerd

Presidenti Meta priti në një takim lamtumire, Ambasadoren e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Dewi Van De Weerd

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, priti sot në një takim lamtumire, Ambasadoren e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, zonjën Dewi Van De Weerd, në mbyllje të misionit të saj diplomatik në Shqipëri.

Presidenti Meta e vlerësoi kontributin e Ambasadores Van De Weerd, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Holandës e në veçanti për forcimin e bashkëpunimit ekonomik.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta, vlerësoi angazhimin e Ambasadores Van De Weerd për çështjet e përfshirjes sociale dhe të dënimit të dhunës ndaj grave.