Presidenti Meta priti në një takim Ambasadoren e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin

Presidenti Meta priti në një takim Ambasadoren e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti në takim Ambasadoren e Delegacionit të BE-së në Tiranë, znj. Romana Vlahutin, me rastin e publikimit të raportit të progresit për Shqipërinë nga Komisioni Evropian.

Presidenti Meta mirëpriti rekomandimin e Komisionit Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, duke e cilësuar një akt inkurajues, të shumëpritur dhe strategjik për të ardhmen evropiane të vendit. Presidenti e vlerësoi Komisionin si një mik të çmuar e të pakursyer të vendeve kandidate, duke u vetëdëshmuar një forcë e madhe tërheqëse drejt zgjerimit të mëtejshëm të BE-së.

                           

Duke e konsideruar raportin e progresit për Shqipërinë në harmoni të plotë me strategjinë e zgjerimit që synonte një perspektivë të besueshme dhe angazhim të thelluar të BE-së në Ballkanin Perëndimor, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë që ka miratimi i kësaj qasjeje dhe rekomandimit të Komisionit nga Këshilli Evropian i qershorit, për të nisur etapën e re të procesit të negociatave të anëtarësimit.

Presidenti Meta shprehu kënaqësinë që ky raport dhe, posaçërisht rekomandimi për çeljen e negociatave, i gjen të gjithë aktorët politikë, institucionalë dhe qytetarët shqiptarë të bashkuar në dëshirën për të përparuar sa më shumë dhe sa më parë drejt BE-së, pa mëdyshje.

Presidenti shprehu besimin se ky moment do t’i shërbejë një reflektimi të thellë dhe serioz për përballjen e sfidave të mëdha që kemi përpara, për ta bërë Shqipërinë një vend evropian më shpresëdhënës.

]]>