Presidenti Meta priti Kryetarin e Gjykatës së Lartë të Turqisë, z. İsmail Rüştü Cirit

Presidenti Meta priti Kryetarin e Gjykatës së Lartë të Turqisë, z. İsmail Rüştü Cirit

Presidenti i Republikës, Sh.T. Z. Ilir Meta priti një delegacion me përfaqësues nga gjykatat turke, të kryesuar nga Kryetari i Gjykatës së Lartë të Turqisë, z. İsmail Rüştü Cirit.

Presidenti Meta e falënderoi z. Cirit për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Shqipërisë në sistemin e drejtësisë dhe shprehu dëshirën e besimin që ky bashkëpunim të vijojë edhe në të ardhmen.

Turqia, tha Presidenti Meta, është një vend me rëndësi të madhe për sigurinë dhe paqen jo vetëm për rajonin tonë, por edhe për Bashkimin Europian, në mënyrë të veçantë për kontributin në përballimin e krizës së jashtëzakonshme të refugjatëve.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Gjykatës të Lartë të Shqipërisë, z. Xhezair Zaganjori.