Presidenti Meta nis sot vizitën shtetërore në Kroaci me ftesë të Presidentes, Sh.S.Znj. Kolinda Grabar-Kitarović

Presidenti Meta nis sot vizitën shtetërore në Kroaci me ftesë të Presidentes, Sh.S.Znj. Kolinda Grabar-Kitarović

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta nis sot një vizitë shtetërore dyditore në Kroaci, me ftesë të Presidentes kroate, Sh.S.Znj. Kolinda Grabar-Kitarović.

Vizita e Kreut të Shtetit në Zagreb realizohet në prag të marrjes për herë të parë të Presidencës së Bashkimit Europian nga Kroacia.

Në Zagreb, në maj 2020 do të zhvillohet edhe Samiti i radhës, që do të marrë në shqyrtim kërkesën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave me BE-në.

Në kuadër të vizitës së Tij shtetërore në Kroaci, Presidenti Meta do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit, Gordan Jandroković; Kryeministrin, Andrej Plenković, si dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar.