Presidenti Meta nderon kujtimin dhe sakrificat e Dëshmorëve të Atdheut

Presidenti Meta nderon kujtimin dhe sakrificat e Dëshmorëve të Atdheut

Me rastin e 74-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi homazhe sot paradite në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut.

Presidenti Meta nderoi dhe u përul me respekt para kujtimit, sakrificave dhe lavdisë së heroizmit të tyre, duke vendosur edhe një kurorë me lule te Monumenti i “Nënës Shqipëri”.