Presidenti Meta mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të Prof.Dr. Luan Hajdaragës në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës

Presidenti Meta mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të Prof.Dr. Luan Hajdaragës në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta mori pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të Prof.Dr Luan Hajdaragës që u zhvillua në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës në Maqedoni. Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të shqiptarëve të Maqedonisë, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, deputeti i Parlamentit Shqiptar Anastas Angjeli, ish-Kryeparlamentari, Namik Dokle, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla si dhe mjaft personalitete të tjera të politikës shqiptare dhe të shqiptarëve në Maqedoni.

Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet, Presidenti vlerësoi kontributin e Luan Hajdragës në jetën politike dhe akademike të Shqipërisë, por edhe për kontributin e tij për shqiptarët jashtë kufijve. “Luan Hajdaraga hyri në jetën politike shqiptare si zë i fuqishëm progresist. Luan Hajdaraga si akademik jetën e kishte të lidhur me të rinjtë dhe studentët. Prof.Dr Luan Hajdarga është një kontributor i spikatur në periudhën e vështirë të Luftës së Kosovës. Luan Hajdaraga është personalitet që i kaluar me kohë kufijtë e Shqipërisë, i lidhur ngushtë me të gjitha trevat shqiptarë”,- tha ndër të tjera në fjalën e tij Presidenti Meta.

]]>