Presidenti Meta mbështet fushatën ndërgjegjësuese të Kryqit të Kuq Shqiptar

Presidenti Meta mbështet fushatën ndërgjegjësuese të Kryqit të Kuq Shqiptar

Në kuadrin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe të 20 Majit, Ditës Kombëtare të Fëmijëve Jetimë, Institucioni i Presidencës iu bashkua sot fushatës ndërgjegjësuese të Kryqit të Kuq Shqiptar, për mbledhjen e kontributeve për 200 fëmijë jetimë që jetojnë në komunitet.

Në funksion të kësaj fushate ndërgjegjësuese, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, zhvilloi edhe një takim me drejtues dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq Shqiptar.

Gjatë bashkëbisedimit me ta, Presidenti Meta i inkurajoi për të fuqizuar më tej rolin e kësaj organizate në funksion të solidaritetit, humanizmit, ndihmës e përkrahjes për njerëzit në nevojë, veçanërisht për fëmijët jetimë.

Presidenti Meta iu shprehu drejtuesve dhe vullnetarë të Kruqit të Kuq Shqiptar mbështetjen e tij të përhershme duke theksuar ndër të tjera se “përkrahja e Kryqit të Kuq Shqiptar dhe organizatave që kontribuojnë për të ndihmuar shtresat në nevojë, është mbështetje për çdo përpjekje që synon të forcojë një shoqëri më të mirë, më të drejtë e më njerëzore”.