Presidenti Meta i dërgon mesazh Kryeministres së Mbretërisë së Danimarkës, znj. Mette Frederiksen

Presidenti Meta i dërgon mesazh Kryeministres së Mbretërisë së Danimarkës, znj. Mette Frederiksen

E nderuar Zonja Kryeministre,

Me rastin e zgjedhjes Suaj në postin e lartë të Kryeministres së Mbretërisë së Danimarkës, me kënaqësi të veçantë dëshiroj t’Ju dërgoj urimet më të përzemërta për përmbushjen me sukses të kësaj detyre të rëndësishme!

Shpreh besimin e plotë se përvoja Juaj e madhe por edhe raporti i veçantë i anëtarëve të kabinetit tuaj me vendin tim do të ngrejë në një nivel edhe më të lartë marrëdhëniet shumë-planëshe midis Shqipërisë dhe Danimarkës në interesin më të mirë të përbashkët.

Kam bindjen, Zonja Kryeministre, se nën drejtimin Tuaj, Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës do të vijojë mbështetjen e paçmuar në rrugëtimin e vendit tim drejt Bashkimit Evropian.

Duke Ju përgëzuar sërish për këtë detyrë shumë të rëndësishme, si dhe duke Ju siguruar për miqësinë e thellë të popullit shqiptar dhe timin personal për popullin Tuaj, Ju lutem pranoni, e nderuar Zonja Kryeministre, përshëndetjet e mia më të përzemërta!

Ilir Meta