Presidenti Meta dekreton shpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë

Presidenti Meta dekreton shpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë

D E K R E T
PËR
SHPALLJEN E PROCEDURËS SË APLIKIMIT PËR PLOTËSIMIN E VENDIT VAKANT GJYQTAR NË GJYKATËN KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 93, 125, 127 pika 1/b, 3, 179 pika 2 të Kushtetutës, si dhe të neneve 7, 7/a, 7/b, 86 pika 4 shkronja “c”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe referuar shkresës nr. 79 prot, datë 25.02.2019 të Gjykatës Kushtetuese, me të cilën njoftohet se më datë 25.05.2019 në Gjykatën Kushtetuese, krijohet një vakanacë e plotë, me cilësinë e organit të emërtesës,

D E K R E T O J :

Neni 1

Shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me qëllim plotësimin e “Vakancës së plotë”, që krijohet më datë 25.05.2019.

Neni 2

Shpallja e kësaj procedure dhe publikimi i saj sipas tekstit bashkëlidhur, të bëhet menjëherë në mjetet e informimit publik dhe në faqen zyrtare të internetit të Institucionit të Presidentit të Republikës.

Neni 3

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11133
Tiranë, më 04.03.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META