Presidenti Meta dekreton shpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetues

Presidenti Meta dekreton shpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetues

D E K R E T
PËR
SHPALLJEN E PROCEDURËS SË APLIKIMIT PËR PLOTËSIMIN E VENDIT VAKANT GJYQTAR NË GJYKATËN KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 93, 125, 127 pika 1/b, 179 pika 2 dhe 12 të Kushtetutës, si dhe të neneve 7, 7/a, 7/b, 86 pika 4 shkronja “a”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe referuar shkresës nr. 101 prot, datë 25.03.2016 të Gjykatës Kushtetuese, me të cilën njoftohet se data 25.04.2016 konsiderohet si datë e mbarimit të mandatit të ish-gjyqtarit Sokol Berberi, me cilësinë e organit të emërtesës,

D E K R E T O J :
 
Neni 1

Shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me qëllim plotësimin e “Vakancës së parë” të krijuar për shkak të përfundimit të mandatit të ish-gjyqtarit të kësaj gjykate Z. Sokol Berberi.

Neni 2

Shpallja e kësaj procedure dhe publikimi i saj sipas tekstit bashkëlidhur, të bëhet menjëherë në mjetet e informimit publik dhe në faqen zyrtare të internetit të Institucionit të Presidentit të Republikës.

Neni 3


Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10722
Tiranë, më 07.02.2018

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                                                                  ILIR META