Presidenti Meta dekreton shpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vakancës së parakohshme të krijuar, për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Presidenti Meta dekreton shpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vakancës së parakohshme të krijuar, për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

D E K R E T
PËR
SHPALLJEN E PROCEDURËS SË APLIKIMIT PËR PLOTËSIMIN E VAKANCËS SË PARAKOHSHME TË KRIJUAR, PËR VENDIN VAKANT GJYQTAR NË GJYKATËN KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 93, 125, 127 pikat 1/c, 2, 3, dhe nenit 179 pika 2 të Kushtetutës, neneve 7 pika 2, 7/a, 7/b, 7/dh pika 2, 86 pika 4 shkronja “d”, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr. 2, datë 31.01.2018 të Gjykatës Kushtetuese për “Deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj në datën 31.01.2018, për shkak të heqjes dorë prej tij”, njoftuar me shkresë nr. 64/1 prot, datë 31.01.2018, me cilësinë e organit të emërtesës,

D E K R E T O J :

Neni 1

Shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, për plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar nga përfundimi përpara kohe i mandatit, të ish-gjyqtarit Z. Besnik Imeraj, më datë 31.01.2018, për shkak të heqjes dorë prej tij nga kjo detyrë.

Neni 2


Shpallja e kësaj procedure dhe publikimi i saj sipas tekstit bashkëlidhur, të bëhet menjëherë në mjetet e informimit publik dhe në faqen zyrtare të internetit të institucionit të Presidentit të Republikës.

Neni 3


Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10723
Tiranë, më 07.02.2018

    PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                                                           ILIR META