Presidenti Meta dekreton shpalljen dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 62/2018

Presidenti Meta dekreton shpalljen dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 62/2018

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI DHE DHËNIEN E PËLQIMIT PËR HYRJEN
NË FUQI MENJËHERË TË LIGJIT

Në mbështetje të nenit 84, pikat 1 dhe 4, dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Neni 1

Shpalljen e ligjit nr. 62/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe fondit OPEC për Zhvillimin Ndërkombëtar (OFID) për projektin e punimeve për riparime emergjente të autostradës Tiranë – Elbasan”.

Neni 2

Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 62/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe fondit OPEC për Zhvillimin Ndërkombëtar (OFID) për projektin e punimeve për riparime emergjente të autostradës Tiranë – Elbasan”.

Neni 3

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë

Nr. Dekretit 10882
Tiranë, më 20.09.2018

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META