Presidenti Meta dekreton shpallje ligji Nr. 78/2018

Presidenti Meta dekreton shpallje ligji Nr. 78/2018

D E K R E T

 PËR SHPALLJE LIGJI

 Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 78/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Malit të Zi dhe Komisionit Europian, për pogramin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Mali i Zi – Shqipëri, alokimet e vitit 2016”.

 

Nr. Dekretit 10944

Tiranë, më 09.11.2018

 

 

                                      PRESIDENTI I REPUBLIKËS 

                                      ILIR META