Presidenti Meta dekreton shpallje ligji Nr. 76/2018

Presidenti Meta dekreton shpallje ligji Nr. 76/2018

 D E K R E T

 PËR SHPALLJE LIGJI

 

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 76/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Zogaj (Republika e Shqipërisë) – Skje (Mali i Zi), për qarkullimin ndërkombëtar rrugor dhe të pasagjerëve në liqenin e Shkodrës”.

 

Nr. Dekretit 10942

Tiranë, më 09.11.2018

 

 

                                      PRESIDENTI I REPUBLIKËS 

                                      ILIR META