Presidenti Meta dekreton shpallje ligji Nr. 73/2018

Presidenti Meta dekreton shpallje ligji Nr. 73/2018

D E K R E T

 PËR SHPALLJE LIGJI 

 Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j 

 

Shpalljen e ligjit nr. 73/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komisionit Europian për programin e veprimit të bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri – Kosovë 2014-2020, alokimet për vitin 2016”.

 

Nr. Dekretit 10941

Tiranë, më 09.11.2018

 

 

 

                                      PRESIDENTI I REPUBLIKËS 

                                      ILIR META