Presidenti Meta dekreton shpallje ligji Nr. 43/2019

Presidenti Meta dekreton shpallje ligji Nr. 43/2019

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

  Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 43/2019 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2018, për projektin “Programi sektorial i ujërave/furnizimi me ujë i zonave rurale IV””.

 

Nr. Dekretit 11230

Tiranë, më 17.07.2019

 

                                      PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                       ILIR META