Presidenti Meta dekreton shpallje ligji Nr. 35/2019

Presidenti Meta dekreton shpallje ligji Nr. 35/2019

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 35/2019 “Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) për bërjen palë në kuadrin gjithëpërfshirës të projektit ndërkombëtar mbi erozionin e bazës së tatueshme dhe transferimin e fitimit (BEPS)”.

Nr. Dekretit 11217
Tiranë, më 04.07.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META