Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 3/2018

Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 3/2018

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 3/2018 “Për ratifikimin e ndryshimit të marrëveshjes së grantit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administrator i fondeve grant, të siguruara nga qeveri të ndryshme nën Fondin e Përbashkët Europian të Ballkanit Perëndimor, për projektin e detajuar të linjës hekurudhore Durrës – Tiranë dhe vlerësimin financiar/ekonomik të të gjithë rrjetit hekurudhor në Shqipëri, të ratifikuar me ligjin nr. 63/2015”.

Nr. Dekretit 10721
Tiranë, më 06.02.2018

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META