Presidenti Meta dekreton shpallje ligji Nr. 16/2019

Presidenti Meta dekreton shpallje ligji Nr. 16/2019

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 16/2019 “Për ratifikimin e letërmarrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për projektin “Siguria e digave”, të ratifikuar me ligjin nr. 9965, datë 24.7.2008”.

Nr. Dekretit 11150
Tiranë, më 25.03.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META