Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ditmir Bushati

Presidenti Meta dekreton shkarkimin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ditmir Bushati

D E K R E T
PËR
SHKARKIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6169 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 8 prot., datë 04.01.2019, si dhe propozimin nr. 207 prot., datë 14.01.2019 administruar me nr. 90 prot. datë 14.01.2019,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Ditmir Bushati, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, shkarkohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11061
Tiranë, më 18.01.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META