Presidenti Meta dekreton propozimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit

Presidenti Meta dekreton propozimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit

D E K R E T

PËR
PROPOZIMIN E KRYETARIT TË KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 162, pika 2 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenit 19 pika 2, të ligjit nr.154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”,

D e k r e t o j

Neni 1

Zonja Vitore Tusha i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për t’u zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10929
Tiranë, më 05.11.2018

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META