Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Elva Margariti, Ministre e Kulturës

Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Elva Margariti, Ministre e Kulturës

D E K R E T
PËR
EMËRIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6177 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 20 prot., datë 04.01.2019,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zonja Elva Margariti, emërohet ministër i Kulturës.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11044
Tiranë, më 09.01.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META