Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë

D E K R E T
PËR
EMËRIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 6172 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 17 prot., datë 04.01.2019,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zonja Anila Denaj, emërohet ministër i Financave dhe Ekonomisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11041
Tiranë, më 09.01.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META