Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Ervin Pupe, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur

Presidenti Meta dekreton emërimin e z. Ervin Pupe, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur

D E K R E T

PËR
EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS SË LARTË

Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, paragrafi 2, i Kushtetutës, nenit 49, pika 11, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, pas administrimit pranë Institucionit të Presidentit të Republikës në datë 5.03.2020, të propozimit të arsyetuar të Këshillit të Lartë Gjyqësor, përcjellë me shkresën me nr. prot. 1603, datë 5.03.2020 dhe Vendimit nr. 111, datë 27.02.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për propozimin për emërim në Gjykatën e Lartë të kandidatit z. Ervin Pupe”, nga radhët e juristëve të spikatur, shoqëruar me praktikën dokumentuese të kualifikimit, vlerësimit e pikëzimit përfundimtar, dhe renditjes, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.109, datë 09.07.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, vendosa të:

D E K R E T O J

Neni 1

Zoti Ervin Pupe emërohet gjyqtar i Gjykatës së Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11453
Tiranë, më 11.03.2020

 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META