Presidenti Meta dekreton emërimin e Gjeneral major Bajram Rushit Begajt, Shef të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë

Presidenti Meta dekreton emërimin e Gjeneral major Bajram Rushit Begajt, Shef të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë

 

 

DEKRET

PËR

EMËRIM NË DETYRË

 

 

Në mbështetje të nenit 93 dhe pikës 3, të nenit 169 të Kushtetutës, të shkronjës “b”, të pikës 3 të nenit 9, të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin me nr. prot. 3830/1, datë 29.07.2020 të Kryeministrit,

 

      Dekretoj

 

       Neni 1

 

Gjeneral major Bajram Rushit Begaj, me detyrë Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, emërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

 

           Neni 2

 

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

 

Nr. i Dekretit 11572

Tiranë, më  29.07.2020

 

                                                                                                                                                                                     PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                                                                                                                                                                             ILIR META