Presidenti Meta dekreton emërimin e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit

Presidenti Meta dekreton emërimin e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit

D E K R E T

PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 92, pika f, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Helidon Bendo, emërohet në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 10937 Tiranë, më 05.11.2018

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

]]>