Presidenti Meta dekreton dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade”, Arben Voke Kingjit

Presidenti Meta dekreton dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade”, Arben Voke Kingjit

D E K R E T
PËR
DHËNIE GRADE MADHORE

Në mbështetje të nenit 92, germa “d” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 9, pika 3, germa “a”, të ligjit nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1

Kolonel Arben Voke Kingji, me detyrë “Komandant”, i Batalionit të Mbështetjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i Dekretit 11703
Tiranë, më 11.09.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META