Presidenti Meta dekreton dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade”, Albert Mulla Mullait

Presidenti Meta dekreton dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade”, Albert Mulla Mullait

D E K R E T
PËR
DHËNIE GRADE MADHORE

Në mbështetje të nenit 92 gërma “d” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të pikës 3, gërma “a”, të nenit 9, të ligjit nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1

Kolonel Albert Mulla Mullai, me detyrë “Komandant i Akademisë së Nënoficerëve Tomson”, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, i jepet grada “Gjeneral Brigade”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i Dekretit 10924
Tiranë, më 31.10.2018

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META