Për hedhjen e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi(KED) nga Presidenti i Republikës

Për hedhjen e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi(KED) nga Presidenti i Republikës

KËSHILLI I EMËRIMEVE NË DREJTËSI

PRESIDENTI I REPUBLIKËS ORGANIZON HEDHJEN E SHORTIT PËR ZGJEDHJEN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË EMËRIMEVE NË DREJTËSI (KED) NË DATË 5 DHJETOR 2019, ORA 12:00

 Presidenti i Republikës në mbështetje të nenit 149/d, pika 3, të Kushtetutës, nenit 221 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar, me Vendimin nr. 403, datë 25.11.2019, ka vendosur që, ditën e enjte, datë 5 dhjetor 2019, ora 12.00, në sallën “Skënderbej”, në selinë e Presidentit të Republikës, me adresë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1 Tiranë, të hedhë shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili do të funksionojë përgjatë vitit 2020.

Presidenti i Republikës, me Vendimin nr.404, datë 25.11.2019 ka miratuar Rregulloren “Për përcaktimin e procedurës dhe rregullave të hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”.

Në zbatim të nenit 221, të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorsë, kanë dërguar në datë 15.11.2019, pranë Institucionit të Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për t`u përfshirë në shortin që do të hidhet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Institucioni i Presidentit të Republikës, në zbatim të pikës 1 dhe 2 të ligjit nr. 115/2016, është në komunikim zyrtar me institucionet respektive për administrimin e informacionit të azhornuar për të garantuar që në momentin e hedhjes së shortit në datën 5 dhjetor 2019, ora 12:00, për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do të përfshihen në short sipas ligjit, vetëm ata magjistratë (gjyqtarë dhe prokurorë) dhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët, plotësojnë kushtet e  parashikuara në ligj.

Institucioni i Presidentit të Republikës njofton zyrtarisht Avokatin e Popullit, për të qenë i pranishëm si vëzhgues i të gjithë procedurës së hedhjes së shortit.

Institucioni i Presidentit të Republikës fton Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Kryetarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, apo institucione të tjera, të jenë të pranishëm në momentin e hedhjes së shortit nëpërmjet përfaqësuesve të caktuar prej tyre.

 Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se ka parashikuar se përgjatë momentit të hedhjes së shortit prania e medias është e lirë, si dhe ka marrë të gjitha masat që ky proces t’i nënshtrohet plotësisht parimeve të transparencës, gjurmueshmërisë dhe monitorimit.

 Më poshtë gjenden të publikuara:

  • Listat paraprake të kandidatëve të dërguara nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë;
  • Vendimet nr.403 dhe nr. 404, datë 25.11.2019 të Presidentit të Republikës, për caktimin e datës së hedhjes së shortit dhe miratimin e Rregullores për përcaktimin e procedurës për hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED-së.

 

Kjo rubrikë përditësohet në kohë reale me informacionin që Institucioni i Presidentit të Republikës, do të administrojë në lidhje me të gjithë procesin.

Tiranë më 2 dhjetor 2019

Procesverbali i shortit

REZULTATI I SHORTIT 5.12.19,ora 13.10

LISTAT PERFUNDIMTARE TE KANDIDATEVE 5.12.2019

KLGJ 4.12.19 – 2 FQ

Pergjigje e KLP-se dt 4.12.19

PERGJIGJE KLP 2.12.19

KLGJ 25.112019

NJOFTIM GJK -BESNIK MUCI 22.11.19

SHKRESE KLP-se 3.12.2019

KERKESE PER INFO KLP 2.12.2019

KERKESE INFO KLGJ 27.11.19

KERKESE INFO KLGJ + KLP 22.11.19

VENDIMI NR.404- RREGULLORJA E SHORTIT

VENDIMI NR. 403 PER CAKTIMIN E DATES

Listat e Derguara GJ.K, KLGJ, KLP 15.11.2019