Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Programi i Transparencës


Programi i Transparencës

Hyrje


Rreth autoritetit Kuadri ligjor rregullator
Tekstet e plota
E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AP Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat
Shërbimet që ofrohen nga AP Procedurat / mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AP duhet shtuar si informacion Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AP Informacioni / dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AP

Shënim: Lëshim dokumentacioni/Leje/Licenca/Autorizime etje.

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i rishikuar i transparencës për Institucionin e Presidentit të Republikës. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (LDI). Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Institucioni i Presidentit ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e ligjit për të drejtën e informimit. Institucioni i Presidentit do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së. Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Institucionit të Presidentit të Republikës, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.president.al. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin. Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë. Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Institucionit të Presidentit të Republikës është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve, të të dhënave, etj.

I. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi i Transparencës së Institucionit të Presidentit janë:

  1. 1. E drejta për informim është një e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
  2. 2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: Institucioni i Presidentit ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  3. 3. Zbatimi korrekt i Kushtetutës dhe përkatësisht, Ligji nr. 9887, datë. 10.03.2008 “Për mbrojtjen të dhënave personale” i ndryshuar dhe Ligji nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
  4. 4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
  5. 5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është “Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
  6. 6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
  7. 7. Informacioni publik  pa kërkesë duhet të jetë:
    • i plotë;
    • i saktë;
    • i përditësuar;
    • i thjeshtë në konsultim;
    • i kuptueshëm;
    • lehtësisht i aksesueshëm;
    • i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Institucioni i Presidentit të Republikës vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit  www.president.al.

  • Strukturën organizative të Institucionit të Presidentit të Republikës;
  • Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
  • Të dhëna për vendndodhjen e godinës së Institucionit të Presidentit të Republikës, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
  • Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
  • Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi Institucionin e Presidentit të,  Republikës, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit;
  • Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit;
  • Informacion për procedurat e prokurimit, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave;
  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik. Një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
  • Institucioni i Presidentit të Republikës, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë.