Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, pret eurodeputetin Andrey Kovatchev
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot europarlamentarin Andrey Kovatchev. Interes i veçantë iu kushtua procesit të integrimit dhe perspektivës evropiane të Shqipërisë.
Presidenti i Republikës shprehu gjithashtu falënderimet për aprovimin e një raporti të balancuar, të drejtë dhe inkurajues për Shqipërinë, një vendimmarrje në kontekstin e interesave komplekse të ndryshme politike negociuese brenda Parlamentit Evropian.
Presidenti Begaj theksoi vendosmërinë e Shqipërisë ndaj proceseve integruese, si dhe për intensifikimin e përpjekjeve në avancimin e reformave të ndërmarra.
Në këtë kontekst, ai nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së Parlamentit Evropian në arritjen e objektivave të negociatave dhe për zhvillimin e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri.