Presidenti i Republikës së Shqipërisë

PRESIDENT scaled

Lajme

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, pret eurodeputetin Andrey Kovatchev

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot europarlamentarin Andrey Kovatchev. Interes i veçantë iu kushtua procesit të integrimit dhe perspektivës evropiane të Shqipërisë.
PRESIDENT 1 scaledPresidenti i Republikës shprehu gjithashtu falënderimet për aprovimin e një raporti të balancuar, të drejtë dhe inkurajues për Shqipërinë, një vendimmarrje në kontekstin e interesave komplekse të ndryshme politike negociuese brenda Parlamentit Evropian.
PRESIDENT 2 scaled
Presidenti Begaj theksoi vendosmërinë e Shqipërisë ndaj proceseve integruese, si dhe për intensifikimin e përpjekjeve në avancimin e reformave të ndërmarra.
PRESIDENT 3 scaledNë këtë kontekst, ai nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së Parlamentit Evropian në arritjen e objektivave të negociatave dhe për zhvillimin e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri.