Kreu i Shtetit shqiptar dhe Zonja e Parë urojnë Festën e Krishtlindjeve

25 dhjetor 2015

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani vizituan sot në mesditë Katedralen ortodokse “Ringjallja e Krishtit”, Arqipeshkvinë katolike Metropolitane Tiranë-Durrës si dhe selinë e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.

Presidenti Nishani dhe Zonja e Parë gjatë këtyre vizitave tradicionale u shprehën personalisht urimet më të mira e të përzemërta krerëve të bashkësive fetare të krishtera shqiptare: Fortlumturisë së Tij Kryepiskop Anastasit, Imzot George Frendo dhe Pastor Ali Kurtit për Festën e shenjtë të Krishtlindjeve.