Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Akte Juridike, Archive, Shtetësi

Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 9207

D E K R E T
PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës,  si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimin e Ministrit të Financave, Ministrit të Kulturës dhe Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes,

D E K R E T O J

Neni 1

U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:
1.    Denada Vangjel Prifti
2.    Alban Skender Muja
3.    Sylejman Hajrullah Kllokoqi
4.    Okay Osman Okayay

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 19.08.2015
Nr. i dekretit: 9207
 

PRESIDENTI  I  REPUBLIKËS
                    
       
             BUJAR NISHANI