13/06/2017-Presidenti Nishani dekoron zonjën Anisa Agop Markarian me Titullin “Mjeshtër i madh”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 12/06/2017, nr. dekreti 10418 zonjës Anisa Agop Markarian Titullin “Mjeshtër i madh” me motivacionin: “Në vlerësim të artistes sqimatare e të talentuar, e cila përmes roleve dhe interpretimeve të saj të paharrueshme kinematografike, si dhe nëpërmjet krijimeve të saj letrare me një shqipe të përkorë, u shndërrua në një nga figurat më të spikatura të elitës artistike dhe intelektuale shqiptare”.