05/07/2016-Presidenti Nishani dekoron Abaz Hilmi Dede Elezin (pas vdekjes) me Dekoratën “Nder i Kombit”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 05/07/2016, nr. dekreti 9675 Abaz Hilmi Dede Elezit (pas vdekjes) Dekoratën “Nder i Kombit” me motivacionin: “Në vlerësim të figurës së prijësit të shquar shpirtëror të brezave bektashianë, deri në fund të jetës së tij, mbrojtësit të kodeve zakonore dhe traditave më të vyera të besimit të Haxhi Bektash Veliut”.