01/11/2012-Presidenti Nishani dekoron znj. Hillary Rodham Clinton me Urdhrin e Flamurit Kombëtar

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 31/10/2012, nr. dekreti 7804 znj. Hillary Rodham Clinton Urdhrin e Flamurit Kombëtar me motivacionin: “Për kontribut dhe merita të shquara në mbështetje të Republikës së Shqipërisë dhe kombit shqiptar në të gjitha përpjekjet për përparim e mirëqenie, për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe të një shoqërie të lirë e të hapur.

Për ndihmën e jashtëzakonshme në anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në NATO, si edhe për mbështetjen e çmuar për Shpalljen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2008, e cila përmbushi aspiratat e rajonit për liri e dinjitet.

Për kontribut të çmuar në konsolidimin e marrëdhënieve tradicionalisht të ngushta e miqësore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.