15/1/15-Presidenti Nishani dekoron zonjën Doris Pack me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 15/1/2015, nr. dekreti 8896 zonjës Doris Pack Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” motivacionin: “Për kontributin e çmuar dhe mbështetjen e pakursyer që ka dhënë, si Kryetare e Delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian, në mbështetje të proceseve dhe konsolidimit të institucioneve demokratike në Shqipëri si mike pa ekuivok e shqiptarëve në Shqipëri dhe rajon. Për rolin shumë aktiv dhe mbështetjen e sinqertë e miqësore në realizimin e lëvizjes pa viza të shqiptarëve në zonën Schengen, si dhe për marrjen e Statusit të Vendit Kandidat në Bashkimin Evropian”.