06/12/2015-Presidenti Nishani dekoron Mersin Vlashin (pas vdekjes) me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 04/12/2015, nr. dekreti 9345 Mersin Vlashit (pas vdekjes) “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” me motivacionin: “Si protagonist i një revolte me rëndësi historike, artist krijues i flamurit pa yllin komunist, që udhëhoqi kryengritjen heroike kundër diktaturës çnjerëzore komuniste, në emër të vlerave të patjetërsueshme të lirisë e demokracisë, të dinjitetit njerëzor dhe shpresës për një Shqipëri evropiane”.