Mesazh ngushëllimi i Presidentit Meta dërguar Presidentit Mattarella për ngjarjen tragjike në qytetin e Genovas

Mesazh ngushëllimi i Presidentit Meta dërguar Presidentit Mattarella për ngjarjen tragjike në qytetin e Genovas

I dashur President Mattarella,

Jam shumë i trishtuar nga humbja e jetëve si pasojë e ngjarjes tragjike në qytetin e Genovas.

Në këto momente të vështira jam pranë jush, pranë popullit mik italian, qytetarëve të Genovas dhe të gjitha familjeve të lënduara nga kjo fatkeqësi.

Ngushëllimet e sinqerta dhe solidariteti im e i popullit shqiptar për familjet e viktimave dhe urimi i sinqertë për një shërim të shpejtë për të lënduarit e kësaj katastrofe.